Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës dhe duke kritikuar, siç i ka quajtur ai, “dhunuesit e Kushtetutës”.
PDK-ja po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrashin vazhdimin e seancës konstituive në përputhje me aktgjykimet e nxjerra nga kushtetuesja.
Lushtaku ka deklaruar se përballë tyre “nuk duhet të ketë heshtje”, por përgjegjësi, qëndresë dhe vendosmëri.
Ai ka falënderuar qytetarët për mesazhet dhe mbështetjen, ndërsa në fund ka përdorur një shprehje ironike ndaj kundërshtarëve të tij, duke thënë se “lulegjelat” i përshëndet “ashtu siç e meritojnë”.
