Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se brenda PDK-së e kanë diskutuar që të ankohen në Gjykatën Kushtetuese për sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje në seancat e Kuvendit rreth zgjedhjes së Presidentit.

Lushtaku ka thënë se ankesa është gati në rast se Lëvizja Vetëvendosja sonte e bën një shkelje të tillë.

“Ne e kemi diskutuar edhe mundësinë e bërjes së ankesës në Gjykatë Kushtetuese dhe e kemi përgatitur edhe ankesën”.

“Ankesa është gati në rastin se Lëvizjes Vetëvendosje e bën një shkelje të tillë”, ka thënë ai. /Gazeta Express