Ka përfunduar përballja ndërmjet Malishevës dhe Vushtrrisë, ku skuadra vendase ka arritur të arkëtojë tri pikë të plota para tifozëve të vet.
Liderët e tabelës nuk gabuan në stadiumin “Liman Gegaj”, duke triumfuar përballë Vushtrrisë, ekip ky që po kalon momente të vështira dhe gjendet në fundin e renditjes tabelare.
Për malishevasit kjo shënon fitoren e shtatë të këtij sezoni, duke konfirmuar edhe një herë se janë pretendentë tejet seriozë në garën për titullin kampion.
Golat për fitoren e vendasve u realizuan nga Xhylani dhe Nafiu, ndërkaq golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Demiri.
