Zyra për Media e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me dorëheqjen e kryetarit të partisë, Bedri Hamza.
“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e PDK-së.
Po ashtu, në përgjigje theksohet se, në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, në fazën e apelit.
“Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së.
