**Maloku në “Favoriti i Botërorit”: “Argjentina u favorizua në vitin 2022, shpresoj që këtë herë të favorizohet Portugalia”**
Emisioni “Favoriti i Botërorit” ka vijuar sonte me episodin e tij të dytë. I ftuar në këtë program, ndër të tjerë, ishte edhe analisti sportiv Valon Maloku.
Gjatë diskutimit, Maloku shprehu mendimin se Argjentina ishte favorizuar gjatë Botërorit të vitit 2022. Ai theksoi se shpreson që një favorizim i ngjashëm të ndodhë edhe për Portugalinë dhe yllin e saj, Cristiano Ronaldon, në turneun e ardhshëm.
“Në vitin 2022, Argjentina u favorizua. Shpresoj që kësaj radhe të favorizohen edhe Ronaldo me Portugalinë. Dy mbretërit e futbollit e meritojnë secili nga një trofe të madh,” deklaroi Maloku në emisionin ‘Favoriti i Botërorit’.
