Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, po shijon këto ditë disa momente të bukura pushimi larg angazhimeve të përditshme, shkruan IndeksOnline.
Këtë herë, Marina ka zgjedhur që ditët e relaksit t’i kalojë në shoqërinë e nënës dhe vajzës së saj.
Nga pushimet ajo ka ndarë momente të veçanta familjare, duke treguar se këtë udhëtim e ka shfrytëzuar për të kaluar më shumë kohë me njerëzit e saj më të dashur.
Detaji që na ka rënë në sy, është se ajo po pushon pa bashkëshortin e saj, reperin e njohur Getoar Selimi, i cili nuk është parë pranë tyre gjatë këtyre ditëve të pushimit.



