Derisa në Pressing në T7 po diskutohej marrëveshja për koalicionin në Prishtinë mes PDK-së dhe Përparim Ramës, gazetari Leonard Kërquki ndau detaje për publikun mbi këtë temë.
“E para marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së që e bëri kryetar Përparim Ramën, është bërë mes Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut, këto janë informatat e mia dhe kushdon mundet me u sfidu për vërtetësinë e tyre”, tha gazetari Kërquki në Pressing.
“Çka është ka ndodh tash, duket që Abdixhiku ka qenë totalisht i anashkaluar prej Përparim Ramës për me bo këtë koalicion dhe jo vetëm për këtë. Problemet që i ka Përparim Rama dhe Lumir Abdixhiku janë evidente në komunën e Prishtinës”, tha tutje Kërquki.
“Duket si një marrëveshje problematike për bashkimin mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit, për shkak se prap PDK është prap ai gogoli, që një pjesë e njerëzve mendojnë që çdo afërsi me PDK-në nënkupton që ata nuk e maksimalizojnë votën e tyre”, shtoi Kërquki.
Video:
