Ka përfunduar ndeshja e 1/16-tave të Botërorit.

Në Houston, është Brazili ai që arriti të kualifikohej në frymën e fundit duke e eliminuar Japoninë.

Hero ishte Gabriel Martinelli, i cili shënoi golin e fitores për “Seleçaon”.

Golat tjerë u shënuan nga Kaishu Sano për Japoninë dhe Casemiro që shënoi për Brazilin.

Brazili, në 1/8-tat e finales do të përballet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Norvegji./IndeksOnline/