Qytetarët shprehin pakënaqësinë ndërsa Kosova voton: “Zgjedhjet ishin të panevojshme”

Gjatë ditës së sotme, Televizioni T7 ka regjistruar reagime të shumta nga qytetarët e Kosovës, të cilët shprehën mendimet e tyre lidhur me procesin zgjedhor.

Një pjesë e tyre shprehu zhgënjim të thellë për mbajtjen e shpeshtë të zgjedhjeve në vend gjatë periudhës së fundit. Disa qytetarë deklaruan se nuk do të marrin pjesë në votim, ndërsa të tjerë theksuan se ky raund zgjedhor ishte i panevojshëm.