Francë-Paraguaj ishte padyshim një ndeshje e tensionuar.

Ndërhyrjet e Caceres ndaj yjeve të Francës si Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe, mori kritika nga kundërshtarët teksa flitej se kishin ofenduar edhe trajnerin, Didier Deschamps.

Një senatore nga Paraguaji, Celeste Amarilla kishte ofenduar Mbappen duke e quajtur atë “një kamerunas të kolonizuar që pretendonte të ishte francez”.

Kjo çoi në reagimin e 10-shit të Francës ndaj komenteve të saj, duke bërë postim në faqen e tij në “X”.

“Ju jeni një grua e papranueshme dhe e padenjë për pozicionin tuaj. Nuk do të lejoj kurrë që njerëz si ajo të kenë lirinë për të përhapur urrejtjen dhe racizmin e tyre”, deklaroi Mbappe./IndeksOnline/