Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar lidhur me miratimin e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar atë si barrë për qytetarët.

Përmes një postimi në facebook Musliu-Shoshi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për “ambicie”, duke thënë se qytetarët po paguajnë çmimin e këtyre vendimeve.

“Kjo është fatura që ia paguan populli  ambicjes së Albin Kurtit. Krizë artificiale për pushtet personal”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin prej 10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit./IndeksOnline/