Është mbyllur pjesa e parë e derbit të xhiros së 11-të në Premierligës, mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Në ndeshjen që po luhet në “Anfield”, Liverpooli po fiton 2-0 pas pjesës së parë, me dy gola të shpejt të shënuar.

Pasi Leny Yoro u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e tetë, Liverpooli shënoi dy minuta më vonë nga goditja e dënimit.

Ishte Dominik Szoboszlai që shënoi për 1-0, në minutën e dhjetë.

Tre minuta më vonë, Liverpooli e dyfishoi epërsinë.

Skuadra vendase e gjeti golin e dytë me anë të Florian Wirtz, i cili u asistua nga Rio Ngumoha.

Poqëse përfundon me fitore të Liverpoolit, skuadra e Andoni Iraolas do të shkonte në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt, me vetëm shtatë pikë larg Arsenalit, që e kryeson tabelën.

Ndërkohë, tek Unitedi sot debutoi trajneri i ri, Mauricio Pochettino.

Unitedi do të mbetej i 19-ti në tabelë, me vetëm tetë pikë nga 11 ndeshje.