Mbyllja e pjesshme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka shënuar rekordin si më e gjata në histori. Kjo situatë, sipas BBC-së, vjen si pasojë e përplasjeve politike në Uashington rreth financimit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).
Kriza, e cila të dielën arriti në ditën e 44-të, ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të ndërprerjes së financimit. Ky ngërç ka shkaktuar pasoja të dukshme, sidomos në aeroportet amerikane, ku mungesa e stafit të Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të mëdha.
Mijëra punonjës të TSA-së kanë mbetur pa paga, gjë që ka bërë që një pjesë e tyre të mos paraqiten në punë. Ndërkohë, rreth 500 agjentë kanë dhënë dorëheqje, sipas të dhënave të DHS. Vetëm ditën e premte, mbi 3,560 punonjës të TSA-së munguan në punë, çka përbën më shumë se 12 për qind të fuqisë punëtore të agjencisë.
Për të zbutur krizën, administrata ka ndërmarrë hapa. Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, i cili synon pagesën e punonjësve të TSA-së brenda ditëve të para të javës së ardhshme.
