Kënga e fundit e regjistruar nga Liam Payne, titulluar “Do No Wrong”, do të publikohet më 1 nëntor. Këngëtari i njohur, i cili ndërroi jetë më 16 tetor, kishte regjistruar këtë material muzikor pak kohë para vdekjes së tij.
Kënga “Do No Wrong” është një bashkëpunim i veçantë mes Liam Payne dhe motrës së tij. Lajmi për këtë publikim postum ka ngjallur emocione të forta dhe një ndjenjë të thellë nostalgjie tek fansat e tij.
Datën e publikimit të projektit muzikor e konfirmoi Sam Pounds, një nga bashkëpunëtorët në këtë këngë.
