Georgina Rodríguez ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga udhëtimi, duke treguar edhe një herë stilin e saj luksoz të jetesës.

Në fotot e publikuara në Instagram, Georgina shfaqet pranë një avioni privat, e veshur me një look elegant dhe me një çantë Hermès në dorë, shkruan Indeksonline.

Në përshkrimin e postimit ajo ka shkruar “Nos vemos en CAPRI”, duke konfirmuar destinacionin e saj të radhës.

“Diell, natyrë, lëkurë dhe liri. Një koleksion i krijuar për të shijuar verën dhe për t’u ndier mirë në trupin tënd”, shkruan ajo, teksa prezanton edhe koleksionin e ri të MIMOA.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, ndërsa vëmendjen e ka tërhequr veçanërisht avioni privat dhe paraqitja luksoze e Georginës./Indeksonline/