Livia Brunga feston 30-vjetorin me një deklaratë plot humor: “Me dhëmbë si kali…”
Livia Brunga ka shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj, 30-vjetorin, duke zgjedhur ta ndajë këtë ngjarje me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në stilin e saj karakteristik.
Në një postim të shoqëruar me dozën e saj të zakonshme të humorit dhe pozitivitetit, Livia shkroi: “Plot 30 vite, më dhëmbë si kali, po prapë duke buzëqeshur.”
Ky mesazh tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke dëshmuar se Livia e pret këtë kapitull të ri të jetës me energji dhe buzëqeshje të madhe.
Me anë të këtij postimi, ajo tregoi edhe një herë anën e saj spontane dhe sensin e hollë të humorit, duke e bërë festimin e 30-vjetorit edhe më të veçantë.
/Indeksonline/
