Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar vendosjen e një bllokade detare ndaj porteve iraniane, e cila pritet të fillojë sot në orën 10:00 me kohën lindore të SHBA-së (14:00 GMT). Ky vendim vjen më pak se tri orë para fillimit të planifikuar.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) ka deklaruar se bllokada do të zbatohet ndaj anijeve nga të gjitha vendet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane. Kjo përfshin portet si në vetë Iranin, ashtu edhe ato në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.
Megjithatë, Centcom ka theksuar se kjo masë nuk do të pengojë “lirinë e lundrimit” përmes ngushticës për në dhe nga portet jo-iraniane.
