Megan Fox i është përgjigjur shkurt një përdoruesi të rrjeteve sociale, i cili e kritikoi për publikimin e fotografive provokuese në moshën 40-vjeçare.
Aktorja publikoi këtë javë në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një bluzë të zezë pa rripa, tanga dhe getae prej gëzofi, të kombinuara me një xhaketë të gjelbër prej leshi. Postimi mblodhi më shumë se një milion pëlqime, por edhe komente negative.
Një prej përdoruesve i shkroi se “askush nuk dëshiron të shohë një 40-vjeçare pothuajse të zhveshur”.
Fox nuk u përfshi në një debat të gjatë, por iu përgjigj shkurt: “Atëherë mos i shiko, motër”.
Përgjigjja e saj mori mbështetje të madhe nga ndjekësit, të cilët dolën në mbrojtje të aktores. Një prej tyre iu drejtua kritikut duke i thënë: “Mos fol në emrin tonë, budalla”.
Një tjetër komentoi: “Fol vetëm për veten tënde. Për fatin tënd të keq, 451 mijë njerëz nuk pajtohen me ty”, duke iu referuar numrit të pëlqimeve që kishte marrë postimi në atë moment.
Një situatë e ngjashme kishte ndodhur më pak se një muaj më parë, kur Fox publikoi fotografi me të brendshme të zeza transparente dhe një vello.
Në atë rast, një përdorues e kishte kritikuar duke i thënë se një sjellje e tillë ishte “jashtëzakonisht e turpshme për një nënë 40-vjeçare”.

Megan Fox është nënë e katër fëmijëve. Nga martesa me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, me të cilin u nda në vitin 2020, ajo ka tre djem. Ndërsa me Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka një vajzë, Saga Blade Fox-Baker, e cila lindi në mars të vitit 2025. Fox dhe Kelly u fejuan në vitin 2022.
Aktorja është përballur edhe më herët me komente për pamjen e saj dhe rolin e saj si nënë. Gjatë karrierës, ajo ka folur gjithashtu për seksualizimin që përjetoi si aktore e re, veçanërisht pas rolit të saj në filmin “Transformers”.
Fox ka treguar se vendos edhe kufij të caktuar kur zgjedh rolet, pasi ka përmbajtje që nuk do të dëshironte që djemtë e saj ta shihnin.
