Meliza Haradinaj i ka reaguar ashpër Glauk Konjufcës, duke theksuar se ofendimi i tij ndaj Presidentes Vjosa Osmani dëmton imazhin e shtetit.

Gjatë një tubimi me qytetarë, Glauk Konjufca, në atë kohë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka ofenduar rëndë Presidenten Vjosa Osmani. Ai ka përdorur një shprehje fyerjeje të qarkulluar në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “frizerkë”.

Për këtë veprim ka reaguar ish-këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj.

Ajo theksoi se gjuha e përdorur nga Glauk Konjufca nuk i shërben institucioneve dhe cenon seriozisht imazhin e shtetit.

“Shikoni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Konjufca,” deklaroi Haradinaj. “Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor një gjuhë përçarëse dhe denigruese ndaj Presidentes Osmani. Kjo sjellje nuk u shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit. Këta njerëz nuk e meritojnë besimin që u është dhënë nga qytetarët. Për faqe të zezë.”