Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është duke u përballur me një fushatë të papritur.

Në rrjete sociale po qarkullojnë disa fotografi intime të saj, me Melonin që pretendon se janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale, shkruan IndeksOnline.

“Në këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të gjeneruara me inteligjencë artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë kundërshtar i zellshëm.

Duhet të pranoj se kushdo që i krijoi ato, të paktën në rastin e bashkangjitur, më ka përmirësuar edhe mua mjaft.

Por fakti mbetet se, vetëm për të sulmuar dhe shpikur gënjeshtra, në ditët e sotme përdoret çdo gjë. Megjithatë, çështja shkon përtej meje.

Deepfakes janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe godasin këdo. Unë mund ta mbroj veten. Shumë të tjerë nuk munden.

Për këtë arsye, një rregull duhet të zbatohet gjithmonë: verifiko para se të besosh dhe beso para se të ndash. Sepse sot më ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo” shkroi ajo.

Pa pasur turp dhe pa u frikësuar, Meloni e shpërndau fotografinë që qarkulloi në rrjet.