Mendi Qyra demanton Mickoskin: Struga, komunë me shumicë shqiptare
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, në një intervistë për Alsat, theksoi se shumica e popullsisë në Strugë përbëhet nga shqiptarë, fakt që konfirmohet nga statistikat zyrtare.
Kjo deklaratë e Qyrës vjen pak orë pasi kryeministri Hristijan Mickoski kishte pohuar se maqedonasit janë shumicë në këtë qytet.
Duke iu referuar statistikave, Qyra deklaroi: “Për sa i përket statistikave zyrtare, dihet se në Komunën e Strugës bashkëjetojnë etni të ndryshme. Shumica janë shqiptarë, të ndjekur nga maqedonasit dhe grupe të tjera etnike. Sa dëgjova shkurtazi deklaratën e kryeministrit, ajo kishte të bënte me disa komuna të përfshira në një paketë, jo vetëm me Strugën. Megjithatë, statistikat për Strugën janë të njohura dhe nuk dëshiroj t’i komentoj, pasi ato janë zyrtare.”
