Lionel Messi njofton themelimin e një skuadre femrash në klubin e tij, UE Cornellà

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka bërë të ditur një zhvillim të rëndësishëm në klubin e tij, UE Cornellà, duke njoftuar themelimin e një skuadre femrash.

“La Pulga” ka theksuar se ekipi i ri do të operojë fillimisht i ndarë nga struktura ekzistuese, e cila menaxhohet nga Fondacioni UE Cornellà. Synimi afatgjatë është krijimi i një seksioni të plotë femrash, plotësisht në pronësi të vetë klubit.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Messi u bë president i UE Cornellà-s, duke iu bashkuar kështu listës së lojtarëve të shquar që kanë marrë në zotërim klube futbolli.