Milani ka përmbysur rezultatin në 2-1 kundër Bolognas në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Serie A, falë golit të dytë personal të Alphadjo Cisses.
Në minutën e 27-të, Fikayo Tomori asistoi për Cissen, i cili tregoi vendosmëri të madhe duke arritur te topi përpara dy mbrojtësve kundërshtarë.
🚨🇮🇹 | GOAL: ALPHADJO CISSE WITH A BRACE!
MILAN SEALS THE COMEBACK!
Milan 2-1 Bologna. https://t.co/MhkwgUXQZc
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 28, 2026
Nga brenda zonës së penalltisë, sulmuesi goditi saktë drejt këndit të majtë të portës, duke kompletuar përmbysjen e kuqezinjve.
Bologna kishte kaluar në epërsi në minutën e tetë me golin e Samuel Mbangulas, por Cisse fillimisht barazoi në minutën e 14-të dhe më pas realizoi sërish për t’ia dhënë epërsinë Milanit. /GazetaExpress/
AC Milan 2-1 Bologna
8′ – Samuel Mbangula (Bologna)
14′ – Alphadjo Cisse (AC Milan)
27′ – Alphadjo Cisse (AC Milan, asistim nga Fikayo Tomori)
