Kryeministri britanik, Andy Burnham po shqyrton mundësinë e mbajtjes së një hetimi publik mbi autorin e dënuar të krimit seksual Jeffrey Epstein dhe veprimet e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu ka deklaruar për BBC ministri Alex Davies-Jones.

Gati shtatë vjet pas vdekjes së tij, skandali i Epstein ka tronditur establishmentin britanik, duke çuar në arrestimin e Andrew Mountbatten-ëindsor, vëllait të Mbretit Charles, dhe të Peter Mandelson , ish-ambasadorit britanik në SHBA.

“Burnham, i cili u bë kryeministër në korrik, do të takohet me viktimat e Epstein,” tha Davies-Jones për BBC Newsnight, dhe një hetim publik mund të pasojë.

“Po e shqyrtojmë këtë. Po shohim se çfarë është e mundur”, tha ministri.

Policia britanike po heton tashmë një numër akuzash që lidhen me Epstein, me vepra të mundshme penale që variojnë nga abuzimi seksual me fëmijë deri te trafikimi i grave përmes aeroporteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe sjellja e keqe në detyrë publike.

Davies-Jones tha se çdo hetim publik mund të shqyrtojë edhe veprimet e dyshuara të miliarderit të ndjerë egjiptian Mohamed al-Fayed, një figurë tjetër publike e akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual nga qindra viktima.