Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar sot se janë shpërndarë pagesat e shtesave të rritura për lehonat.

Në një komunikatë zyrtare, Ministria theksoi se “janë ekzekutuar shtesat për lehona në vlerë 500 €”.

Ky vendim pason masën e Qeverisë në detyrë për të rritur shtesat e lehonisë në 500 euro, e cila është e njëjtë me vlerën e pagës minimale, që pritet të hyjë në fuqi nga muaji korrik.

Gjithashtu, theksohet se, sipas Ligjit të Punës, lehonat e punësuara kanë të drejtën e pagesës së vlerës minimale të pagës për një periudhë tre mujore.