**MINTI Shpall Çmimet e Reja të Karburanteve për Sot**
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur çmimet e reja të karburanteve që do të aplikohen gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit zyrtar të MINTI-t, çmimi i naftës do të jetë 1.52 euro për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me 1.39 euro për litër.
Për gazin, çmimi i vendosur është 0.67 euro për litër.
Këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00.
