Çmimet e karburanteve mbeten të pandryshuara

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të shitjes së karburanteve për ditën e sotme, të cilat mbeten të pandryshuara krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ministria, litri i naftës do të shitet maksimalisht me 1.52 euro, benzina me 1.39 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në ditën e nesërme.