Sikurse ditëve të tjera edhe ditën e sotme kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një video të publikuar para kryeministrisë ka kërkuar dialog me protestuesit.
Ai ka vendosur një tavolinë prej guri para dyerve të kryeministrisë me disa letra në të cilat kërkohet dialog.
Theksojmë dita e djeshme ishte dita e 17-të e protestës.
Ashtu si në ditët e mëparshme, studentët kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama./Indeksonline/
