Në Mitrovicë të Veriut, një person është arrestuar të martën, nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.
Policia bëri të ditur se, pas konsultimit me prokurorin, e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Autoritetet theksuan se i dyshuari, pasi rasti është cilësuar si “Dhunim”, është dërguar në mbajtje.
