Kirurgu estetik i njohur turk, Dr. Ali Ertan Capar, ofron konsultime falas në Spitalin Amerikan 2 në Prishtinë, më 25, 26 dhe 27 qershor. Kjo është një mundësi unike për të gjithë të interesuarit në kirurgjinë estetike për të marrë këshilla profesionale nga një specialist ndërkombëtar.
Dr. Ali Ertan Capar, një kirurg estetik me famë nga Stambolli, do të jetë prezent në Spitalin Amerikan 2 për tri ditë, duke ofruar mundësinë e konsultave pa pagesë në fushën e kirurgjisë estetike. Me një përvojë të gjerë në kirurgjinë estetike moderne dhe një qasje profesionale e të personalizuar për çdo pacient, Dr. Capar sjell në Kosovë standardet më të avancuara të estetikës nga Turqia.
Gjatë këtyre konsultimeve, pacientët mund të informohen për një sërë procedurash kryesore, duke përfshirë:
* **Transformimi i trupit pas shtatzënisë (‘Mammy Makeover’)** – një transformim i plotë për nënat.
* **Liposuksioni** – eliminimi i yndyrës së tepërt dhe formësimi i trupit.
* **Rimodelimi i gjoksit** – përfshirë ngritjen, zmadhimin ose reduktimin.
Kjo iniciativë ofron një mundësi të shkëlqyer për të marrë këshilla profesionale nga një specialist ndërkombëtar, pa asnjë kosto. Konsultimet do të mbahen në Spitalin Amerikan 2. Për shkak të numrit të kufizuar të termineve, të interesuarit këshillohen të rezervojnë orarin e tyre sa më parë.
Për rezervime dhe informacione shtesë, mund të kontaktoni në numrin e telefonit: +383 49 93 11 22. Spitali Amerikan 2 gjendet në Magjistralen Prishtinë–Shkup, Km i 7-të, Preoc, Graçanicë.
