Një aksident tragjik trafiku i ka marrë jetën një 17-vjeçari sot në rrugën Carralevë–Komoran. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, fillimisht pësoi lëndime të rënda, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Nga vendi i ngjarjes, pamjet tregojnë një automjet tërësisht të shkatërruar. Dëshmitarët okularë, para mbërritjes së ekipeve emergjente, tentuan t’i ofronin ndihmën e parë të riut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti fatal ndodhi rreth orës 09:00, ku ishte i përfshirë vetëm një automjet.

Ahmeti theksoi se ngasësi i automjetit, një 17-vjeçar, nuk arriti t’u mbijentonte plagëve të marra. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në këtë aksident tragjik.