**Jehona Lushaku reagon për mungesën e deputetëve të VV-së në seancën për çmimin e naftës**

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka shprehur pakënaqësinë e saj përmes një postimi në Facebook, duke ndarë një fotografi ku vërehej mungesa e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) gjatë seancës parlamentare ku po diskutohej për çmimin e lartë të naftës.

Lushaku ka theksuar se “debati është gjëja minimale që deputetët duhet ta bëjnë”.

Në postimin e saj, deputetja Lushaku ka shkruar:

“Tani jemi duke diskutuar për çmimin e lartë të naftës në Kuvendin e Kosovës, derisa asnjë deputet i VV-së dhe asnjë ministër nuk është në sallë. Debati është gjëja minimale që deputetët duhet ta bëjnë! Mjerim!”