Oriola Marashi jep një përgjigje befasuese për momentin më të bukur të karrierës së saj

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram përgjigje ndaj pyetjeve të ndryshme.

Një prej pyetjeve që i është drejtuar asaj ishte: “Momenti më i bukur gjatë gjithë karrierës tënde?”

Përgjigjja e Marashit ishte origjinale dhe plot humor: “Momenti kur çaktivizohet bomba… domethënë korseti.”

Vlen të theksohet se Oriola Marashi është një prej modeleve më të pëlqyera shqiptare. Lajmi është raportuar fillimisht nga IndeksOnline.