Ndryshime në Policinë e Kosovës: Emërohen drejtorë të rinj rajonalë në Prishtinë dhe Ferizaj
Ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Kosovës po vazhdojnë.
Sipas burimeve të Indeksonline, Remzi Azemi është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Ndërkaq, Faton Pllana është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Këto emërime në krye të drejtorive rajonale janë pjesë e lëvizjeve më të gjera në pozitat udhëheqëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë përfshirë edhe nivele të tjera të strukturës policore.
