Një rast i dëmtimit të pasurisë është raportuar në rrugën “Ganimete Terbeshi” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se, pas një mosmarrëveshjeje me fqinjin e tij, i dyshuari me një gyp uji ia kishte dëmtuar një pajisje të zërimit, të cilën viktima e kishte të vendosur në oborr.

Siç bëhet e ditur, shkak i mosmarrëveshjes dyshohet të ketë qenë lëshimi i muzikës me zë të lartë.

“Rr. ‘Ganimete Terbeshi’, Mitrovicë – Veri / 29.09.2026 – 09:00. Viktima m/k ka raportuar se fqiu i tij, i dyshuari m/k, pas një mosmarveshje, me një gyp të ujit ia kishte dëmtuar një pajisje të zërimit të cilën viktima e kishte pasur të vendosur në oborrin e tij dhe i kishte shkaktuar dëm material. Shkak që kishte ardhë deri te rasti dyshohet se viktima kishte lëshuar muzikë me ton të lartë. Palët janë intervistuar, në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedur të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.