**Nafta më lirë me gjashtë qindarka, MINT publikon çmimet e reja maksimale**
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Kosovës ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi për datën 14 prill 2026.
Sipas vendimit të publikuar nga MINT, çmimi i naftës (dieselit) sot do të shitet me 1.78 euro për litër, gjashtë qindarka më lirë në krahasim me çmimin e ditës së djeshme.
Në të njëjtin vendim, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është caktuar në 1.44 euro për litër, ndërsa për gazin e lëngshëm (LPG) çmimi maksimal do të jetë 0.89 euro (ose 89 qindarka) për litër.
