Manchester United ka dalë triumfues në derbin e madh ndaj Liverpoolit në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” triumfuan ngushtë 3:2 në “Old Trafford”, në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit anglez.

Ndeshja nisi në mënyrë të jashtëzakonshme për vendasit, që e panë veten në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Ishte Mattheus Cunha i cili realizoi për avantazhin e parë, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 14-të, Benjamin Sesko e dyfishoi epërsinë e Manchester Unitedit, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

E ajo e dyta nisi krejt ndryshe, tani me dominim të Liverpoolit, që ngushtuan rezultatin dy minuta pas startit nëpërmjet Szoboszlait.

Në të 56-tën, “Reds” barazuan rezultatin me anë të Cody Gakpos, pas një gabimi të rëndë të portierit vendas.

Por, Kobbie Mainoo me gol në minutën e 77-të i ndali të tri pikët në “Teatrin e Ëndrrave”.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e tretë dhe e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet me 58 pikë në vendin e katërt.