Vinícius Jr është shumë pranë vazhdimit të bashkëpunimit me Real Madridin, pasi palët kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshjeje të re.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, sulmuesi brazilian zhvilloi sot një takim me drejtuesit e klubit madrilen, ku ishte i pranishëm edhe agjenti i tij.

Raportohet se bisedimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive dhe se marrëveshja për rinovimin është shumë pranë finalizimit.

Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, Vinícius Jr pritet të firmosë së shpejti kontratën e re, duke i dhënë fund spekulimeve të shumta që e lidhnin me një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabéu”.