Kompania rajonale e ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar qytetarët për ndryshimin e cilësisë së ujit në disa zona të furnizimit, përfshirë fshatrat e Rekës së Keqe, Gërçinën dhe Damjanin.
Sipas njoftimit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore, uji i ujësjellësit në këto zona nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në një njoftim të radhës.

Njoftimi i plotë:
“Ju lutemi që njoftimet e bashkëngjitura lidhur me cilësinë e ujit në zonat e furnizimit në fshatrat e Rekës së Keqe, Gërçinë dhe Damjan t’i publikoni dhe t’i përcillni te qytetarët.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore, uji i ujësjellësit në këto zona nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në një njoftim të radhës.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në informimin me kohë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
