Këngëtarja Gresa Behluli ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, titulluar “100 vjet bashkë”, një dedikim i sinqertë për dashurinë dhe institucionin e martesës.

Videoklipi shoqërohet me pamje të veçanta nga dasma e motrës së saj, Agnesës, ku kënga u interpretua drejtpërdrejtë gjatë hyrjes së çiftit në sallë.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr shfaqja e artistes pranë bashkëshortit të saj, me të cilin ajo vallëzon në videoklip, një paraqitje e rrallë për publikun.

Teksti dhe muzika e këngës janë krijuar nga Gresa Behluli dhe Besiana, ndërsa projekti është shpërndarë në platformën YouTube nga shtëpia botuese Fole Publishing.