Sot, në Llapushnik të Drenasit, u zbuluan bustet e tri figurave të shquara kombëtare: Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit.

Ceremonia solemne u shoqërua me një akademi përkujtimore dhe një program artistik, në praninë e përfaqësuesve institucionalë, historianëve dhe personaliteteve të shumta.