Anesa Lipa, nëna e yllit ndërkombëtar Dua Lipa, ka shprehur falënderime të thella dhe emocion pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të “Sunny Hill Festival”. Ajo ndau një mesazh të ndjerë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij eventi muzikor.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lipa theksoi se “Sunny Hill” nuk është thjesht një festival, por një ide dhe një ëndërr që bashkon mijëra njerëz në një atmosferë të veçantë.

Ajo shprehu mirënjohje ndaj ekipit organizativ, partnerëve, vullnetarëve, si dhe stafit teknik që punoi pas skenave për suksesin e festivalit.

“Sunny Hill nuk është vetëm një festival. Është një ide, një ëndërr dhe ndjenja që mijëra njerëz bashkohen për të krijuar diçka të veçantë,” shkroi Anesa Lipa.

Anesa gjithashtu vlerësoi artistët që performuan në skenat e festivalit, duke theksuar energjinë dhe muzikën e mrekullueshme që ata sollën për publikun.

Në fund të mesazhit të saj, ajo iu drejtua të gjithë pjesëmarrësve, të cilët i quajti “zemra e Sunny Hill Festival”, duke përfunduar me emocion: “Shihemi vitin tjetër!”