Vajzë e zhdukur në Prizren, nëna e raporton në polici
Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se rasti është denoncuar nga nëna e saj.
Në denoncim, nëna ka deklaruar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe se aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj.
Policia bëri me dije se rasti është nën hetim.
(IndeksOnline)
