Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se nëse dikush në Kosovë, është anti-amerikan, është edhe  anti-Kosovë.

I ftuar në Pressing në T7, Gjini, ka thënë edhe se, të refuzohet gazi amerikan, nënkupton se kundër Kosovës.  

‘‘Nëse dikush është antiamerikan në Kosovë, është anti Kosovë. Për shkak se Kosova nuk mundet me dëmtu Amerikën edhe më deshtë. Nëse një kosovar është anti-amerikan, në thelb në esencë është anti Kosovë. Me refuzu gazin amerikan, me mbyllë termocentralin që ka qenë investim amerikan është me qenë kundër Kosovës.  Me pagu energji për mafian energjetike, me subvencionua rrymë prej buxhetit, 1 miliard euro me i marrë me pagu energji prej buxhetit, e mas pagesës prej buxhetit me na ardh faturat kah 200, 300,  e 400 euro, dyfish me pagu, neve na kanë rjepë me energji’’, ka thënë ai mes tjerash.