Kosova nderon akademik Rexhep Qosjen: Homazhe dhe Ditë Zie Shtetërore
Nën kujdesin e Presidentes në Detyrë të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër do të organizohen homazhe dhe do të hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja. Ky njoftim u bë i ditur nga Presidenca.
Sipas njoftimit, në orën 08:45, Presidentja Haxhiu do të marrë pjesë në homazhe dhe do të bëjë një shënim në Librin e Zisë.
Përveç homazheve, Presidentja Haxhiu ka shpallur ditën e nesërme, të premten, Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës. Kjo masë vjen në nderim të jetës dhe kontributit të madh të akademik Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë sot.
“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill, shpallet Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës,” theksohet në deklaratën e Presidencës.
