Nesër do të vijojë seanca konstituive, e ndërprerë dje, pas kërkesës për afat shtesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

IndeksOnline raporton se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka nisur ftesat në adresat e deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e XI-të.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

Në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.