**
Boksieri Ardian Krasniqi ka bërë një shkëputje të shkurtër nga stërvitjet intensive për të marrë pjesë në “Wasenpirsch”, një ngjarje tradicionale që mbahet në kuadër të Festivalit të Shtutgartit. “E meritoj një mbrëmje të tillë!” deklaroi ai.

Krasniqi, me origjinë nga Rottweili, u shfaq me veshje tradicionale në ambientet e “Wilhelmer’s Schwabenwelt”, ku u bashkua me personalitete të njohura nga bota e sportit dhe shoubizit.

Me humor, boksieri u shpreh: “Vij drejtpërdrejt nga kampi stërvitor, prandaj nuk kam shumë përvojë për një mbrëmje të tillë në Wasen.”

Kjo ngjarje kishte edhe një karakter humanitar, pasi gjatë saj u mblodhën mbi 100 mijë euro për Hospicin e Fëmijëve në Shtutgart.

Ardian Krasniqi do të rikthehet në ring më 14 nëntor, në kuadër të edicionit të pestë të eventit “Showdown for Legacy”. Kundërshtari i tij për këtë sfidë ende nuk është bërë i ditur.
*Burimi: Indeksonline*