Ka nisur seanca gjyqësore në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve, që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ky proces gjyqësor lidhet me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Në bankën e të akuzuarve janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Gjatë seancës fillestare, të mbajtur më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u ngarkohen.

U theksua gjithashtu se ish-presidenti Thaçi dhe bashkë të akuzuarit po e ndjekin seancën përmes videolidhjes.