Ka nisur takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ky takim zhvillohet si pjesë e konsultimeve që Kurti ka paralajmëruar me liderët e opozitës, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Bisedimet po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe pritet të shënojnë hapin e parë drejt arritjes së një konsensusi politik për këtë çështje thelbësore.