Nisin homazhet në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi

Homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, kanë nisur sot në Tiranë. Pëllumbi u nda nga jeta dje, në moshën 89-vjeçare.

Arkëmorti me trupin e ish-zyrtarit mbërriti në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Atje, qytetarët dhe figura publike kanë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre.

Ndërkohë, në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të institucioneve.

Më pas, në orën 12:30, është parashikuar ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, e cila do të zhvillohet me protokoll të plotë shtetëror.